Erlet Shaqe

Udhaku, – Pjesë nga Qyteti të Marrëve.

I shikon ato dritare në qiellin sterrë të zi, shiko Udhak shiko, shiko sesi pëllumbat shkojnë e vijnë dhe ti bën sikur sdi, nata i ka ngjyer me bojën saj duke i sjellë mesazhe dashurisë tënde, ku ti je bërë fli. Fli i ndjenjave të tua, fli i homazhit më mjeran në këtë qytet të marrësh, ti.. ti që me durim e fshehe këtë dashuri nga frika, nga frika se mos damkoseshe, ashtu si i pakalluri Hijedashësi.. ti s’do jesh më i mire se ai..  

..Ardashësi, me fjale të ëmbla dhe shaka pa kripë, i premton çdo natë me pëllumbat e tij, që shkojn e vijn në atë dritare padritë, që këtë verë të nxehtë, Lozaken tënde ta shëtis, atje tej në qytetin Argjendor, të shohi kullat e fildishtë, dhe me siguri ti marri asaj shpresat dhe pasionet e saja epshore, duke i qëndisur dhe ti veshë sa herë të dojë, derisa ti grisë…

 Dhe ti miku im i varfër, i dashuruar dhe i gjunjëzuar nga një perkedhelje saj duke iu fshehur natës, nga një shikim, pret pret dhe jeton për të çdo ditë, djeg endrrat me mendimin për të, helmon frymarrjen me emrin e saj, ti idealist  që s’kupton sa herë atë e shikon, kur bukën dhe kripen nga zemra jote asaj ja çon , ku shpirtin tek ajo e torturon..

Pse miku im?

Detar mik, lëre shpirtin tim të buzëqeshi me rrahjet e zemrës time dhe zemra ime të buzëqeshi me sytë e mi, që të shpërndaj buzëqeshje dhe dashuri tek zemra saj e trishtuar, edhe pse ajo se di..

..se di që më ngreh peshë shpirtin tim kur më përkëdhel fytyrën, se di që nuk marr frymë kur me të rri, ajo sdi, sdi asgjë për mua, si të isha i huaj, ku vetëm nata na takon të dy bashkë, atëhere ku çdo gjë është pa ngjyrë pa njeri, dhe largohet nga unë si me frikë,  se do digjet nga zjarri që kam në brendësi.  

Liked the story? Comment below.

avatar