Erlet Shaqe

Pjese nga – Qyteti i të marrëve..

.se kuptoja pse kafazi i të damkosurve ishte i hapur nga qielli dhe i mbyllur nga toka, nga rruga e kalldrëmtë vinte vetëm një zhurmë gri e rrotave të karrocës, sikur kishte kopjuar imazhin e qytetit tonë.

Unë isha gjithmonë pjesë e proçesioneve të tilla, i vetmi argëtim në qytetin tonë që bëhej me rastin kur njeriu marrosej, për këtë dënimi ishte damkosja me vulë të nxehtë në ballë e gjoks, nuk shpëtoje lehtë nga rregullat e Veliut të qytetit tonë. Qytet ku ndjenjat e dashurisë janë mëkati i madh moral dhe shoqëror.

Trokullitja e zhurmës së karrocës përplasej me qetësinë e turmës që ndiqte proçesionin, dukej sikur luftonin në ajër me njëra tjetrën për të parë kush do mbizotëronte shpirtrat e të dënuarve, mbi sytë e dy të damkosurve , sytë e të cilëve kërkonin pafundësinë qiellore si qetësi për mëkatet e tyre.. Edhe pse ftohtë, një buzëqeshje guri shihej në fytyrat vajzave të qytetit, pasi për herë të parë në karrocë ndodhej edhe një nga bashkëmoshataret e tyre.

Unë Udhaku, bëja cfarëdo pune që më urdhëronin, që kur Koha më la jetim rrugëve, Veliu më vendos në shërbimin e tij. Si rregullues i jetës së qytetit, Veliu më kërkonte të bëja punë që askush tjetër përveç meje Udhakut nuk i bënte, dhe pse me cilësonin akoma fëmijë shtatvogël, vitet që rrija rrugëve tregonin tjeter gje.

Për herë të parë shihja në të njëjtën kohë dhëndrin e Veliut, Dritëdashësin, në krye të turmës, dhe Hijedashësin në fund të turmës, tashmë brenda kafazit.

Askush nga ne nuk ka qënë kaq afër Hijedashësit më parë.

Legjendat e Hijedashësit bien në veshët e Veliut si kambana, ku nga frika se mëkatet e tij po përhapnin ç’thurrje në qytet, merr vendimin ta dënojë me damkosje, bashkë me Bardhaken e cila kohët e fundit shfaqte hapur dashurinë rrugëve të qytetit, pa ditur kurkund ku shkonte, pa ditur kurkund ku ta gjente, pa ditur kurkund cfarë thoshte, duke luftuar me murret e gurta dhe kalldrëmet ditës.. dhe thuhej se Hijedashësi i shfaqej dhe i qetësonte plagët gjatë natës gjumëndjellëse.

Tashmë të dy në një kafaz duke parë qiellin në luftën e hijeve si re të errta mbi ta, shenjë kjo që po i afroheshim vend-dënimit, që ndodhej jashtë qytetit mbi kodrën shkëmbore shterpë nga bimësia dhe gjallesat, vend mistik me shpella të shumta, ku të damkosurit jetonin pasi dënoheshin, vend ku njerëzit e qytetit iu rrinin larg me përbuzje dhe frikë, frikë mos infektohej nga ndjenjat që këto shpella herë pas here klithnin.

Shëronjësja ndërkohë ishte afruar me kafazin, dridhërima e lëvizjeve të Hijedashësit ngrin ajërin, në çastësi kjo ngricë na kishte pushtuar frymëmarrjen të gjithëve, e ndjekur nga përshpëritjet si majë gjilpëre, pëshpëritje pa tinguj, përshpëritje pa fjalë, ndërkohë mollëzat e gishtave të saj gërvishtnin fytyrën e njomur të Hijedashësit frymësosur.

Lufta e hijeve mbi kafaz e shihnin Hijedashësin me urinë ta largonin sa më parë nga qyteti i të marrëve… bukurtingulli i trupit të tij që shkërmoqej mbi shkëmbinjtë jetëmarrës të mprehtë që ndodheshin kudo poshtë rruge, bën që të shiheshim të gjithë sy më sy .

Disa sy lotonin, por jo ato të Shëronjëses..

Ajo vazhdonte ecjen krenare siç diktonte rregullorja e Veliut, duke ndjekur turmën për të dënuar atë që mbetet, një grusht akulli.

Shpëtimi i jetës së vajzës së Veliut me barërat e saj çudibërës, i kishin dhënë famë aq sa i ishte premtuar dora për martesë në qytetin Argjendor…

e.sh

Liked the story? Comment below.

avatar